LajmeMaqedoniTopLajm

Komisar i disiplinës: Pezullim i përjetshëm për dy futbollistë të Besa Sllupçan dhe pezullim për 10 ndeshje për fushën e Besa Sllupçan

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) e informon opinionin publik se Komisari i disiplinës së Ligës së tretë – Veri ka marrë vendim për pezullim të përjetshëm të futbollistëve Orhan Demiri dhe Erdin Arifi nga KF Besa Sllupçan, për shkak të sulmeve fizike dhe tentativave për linçim të futbollistit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes së KF Besa Sllupçan dhe KF Aerodrom, të luajtur në kuadër të xhiros së 8-të të Ligës së tretë – Veri.

Fusha vendore e KF Besa Sllupçan pezullohet për 10 (dhjetë) ndeshje. Njëkohësisht, KF Besa konform rregullores displinore është i detyruar të paguajë gjobë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënon ashpër çdo formë të dhunës në fushat sportive dhe do të vazhdojë me zbatim konsekuent të të gjitha dispozitave disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e pjesëmarrësve në futboll.

Qëndrimi i FFM është i qartë dhe padyshimtë:

Në futboll nuk ka vend, as mëshirë për ata që janë të gatshëm të rrahin, linçojnë dhe e prishin imazhin e futbollit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close