LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani: E pranova humbjen në Çair por AKi mbeti forca e parë

 

Bujar Osmani

Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet.

E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës.

Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme.

Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.

Me 117 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve.

Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve

Fyerjet ndaj tij nuk janë shenjë force politike, por shenjë dobësie morale.

Këto sulme të ulëta kanë një qëllim , të sjellin demoralizim para raundit të dytë,

por do të ndodhë e kundërta:

BASHKIM dhe VENDOSMËRI.

Shqiptarët dhanë mbështetje masive në raundin e parë, dhe në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin e tyre politik.

AKI mbetet zëri i shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmeti , shtylla e tyre morale dhe ideore.

I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close