Vendkalimi kufitar Rafah në Gazë që gjendet në kufirin me Egjiptin do të hapet përsëri të hënën, bëri të ditur ambasada palestineze në Kajro.
Vendkalimi i cili ka qenë i mbyllur për pjesën më të madhe të kohës që nga maji i vitit 2024 do t’u mundësojë palestinezëve që jetojnë në Egjipt të kthehen në Gazë, theksohet në kumtesën e misionit diplomatik.


