Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar të udhëhequr prej tij, edhe pse presidenti izraelit Isaac Herzog i dha udhëheqësit të bllokut të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për të formuar një qeveri.
“Kush duhet ta udhëheqë një qeveri të tillë? Sigurisht, partia që duhet ta udhëheqë është partia më e madhe”, tha Netanyahu, duke vënë në dukje se Likud mori 250,000 vota më shumë se partia Yashar e Eisenkot.
Netanyahu përjashtoi mundësinë e formimit të një qeverie koalicioni me partitë arabe.
“Është e pamundur të formohet një qeveri që varet nga mbështetësit e Hamasit”, tha ai, duke iu referuar dy fraksioneve që së bashku siguruan 19 vende në parlament.
Gadi Eisenkot, me mbështetjen e 67 deputetëve, mori të dielën mandatin për të formuar një qeveri nga Presidenti Isaac Herzog. Ai ka 28 ditë kohë për të përfunduar procesin, me mundësinë e një zgjatjeje prej 14 ditësh.
Megjithatë, negociatat pritet të jenë të vështira. Edhe pse partitë që mbështesin Eisenkotin aspirojnë ta rrëzojnë Netanyahun nga pushteti, ato nuk pajtohen se si ta arrijnë këtë qëllim.


