Njëri merr më shumë, tjetri heq dorë! +40.000 për Adnan Azizin, –40.000 për Bajram Rexhepin

Sipas dokumentacionit zyrtar të Procesverbalit të Agjencionit për emetim të gazit NOMAGAS, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të datës 05.01.2023, drejtori ekzekutiv Bajram Rexhepi vetë propozoi uljen e pagës së tij mujore për 40.000 denarë, me qëllim që të mos preken pagat e punonjësve të tjerë të kësaj ndërmarrjeje shtetërore.

Ky vendim u miratua me unanimitet dhe është i regjistruar në procesverbalin zyrtar. Një shembull i ndershmërisë dhe përgjegjësisë në menaxhim publik.

Në anën tjetër, deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, sipas të dhënave të publikuara në platformën Open Finance, gjatë vitit 2025 ka përfituar një kontratë mujore shtesë nga Ministria e Politikës Sociale, Rinisë dhe Demografisë, e udhëhequr nga Fatmir Limani.

Siç duket, rroga e tij prej mbi 3.000 € si deputet nuk i mjafton, ndaj është kujdesur të sigurojë edhe “të ardhura shtesë” nga institucione të tjera.

Dy standarde, dy qëndrime.

Njëri sakrifikon për ekipin, tjetri shfrytëzon pozitën për përfitime personale.