LajmeMaqedoniTopLajm

Emir Sulejmani merr mbështetje të fuqishme, nga biznesmeni Armin Sadiku: Është zgjedhja e duhur, votojeni zhelinas!

Armin Sadiki, biznesmen nga komuna e Zhelinës që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për kandidatin Emir Sulejmani, duke vlerësuar integritetin dhe vizionin e tij për zhvillimin e komunës.

Sadiki thekson se çdo kandidat që punon me dashuri dhe përkushtim për Zhelinën meriton respekt, por theu se besimi i tij shkon fuqishëm te Emir Sulejmani.

“Respekt i sinqertë për çdo kandidat që kontribuon me dashuri e përkushtim për Zhelinën. Unë personalisht besoj se Emir Sulejmani është zgjedhja e duhur për zhvillim e transparencë. E njoh Emirin prej kohësh si mik, si njeri të ndershëm e me vizion, dhe jam i bindur se ai do ta kryejë me përgjegjësi e pasion këtë detyrë. Bashkë për një komunë më të fortë e më të bashkuar,” deklaroi Sadiki.

Mbështetja e diasporës, veçanërisht e figurave të suksesshme si Armin Sadiki, shihet si sinjal i rëndësishëm për rrjedhën e fushatës dhe pritjet e qytetarëve për ndryshim dhe qeverisje të përgjegjshme në Zhelinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close