LajmeSport

Flick: Yamal ka talent po për t`u rritur si futbollist duhet shumë punë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për talentin e ri të klubit, Lamine Yamal, duke theksuar se tetëmbëdhjetë vjeçari ka nevojë për më shumë punë për të arritur majat e futbollit.

 

Yamal, i cili javën e kaluar është renditur pas Ousmane Dembele në garën për “Topin e Artë”, është rikthyer nga një lëndim dhe ka dhënë asist në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedad.

Trajneri gjerman e ka bërë të qartë se përveç talentit, disiplina dhe përkushtimi janë të domosdoshme për t’u bërë futbollist i madh.

“Është tetëmbëdhjetë vjeç dhe për mua duhet të fokusohet te puna e përditshme. Me talent arrin deri diku, por për t’u ngritur në një nivel tjetër duhet shumë punë”, ka thënë Flick.

Related Articles

Back to top button
Close
Close