Sikundër koncesionarët ekzistues, por edhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë të interesuar do të mund ta shfrytëzojnë rubinin maqedonas. Kjo është parashikuar me Ligjin e ri për Miniera, i cili duhet të hartohet deri në fund të tetorit të këtij viti. Ligji, siç u tha sot në konferencën për shtyp të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), rregullon në detaje se si mund të shfrytëzohet rubini, kush mund ta shfrytëzojë atë dhe kush do të ushtrojë kontroll mbi shfrytëzimin.
Për momentin, rubini maqedonas në fakt nuk shfaqet askund, por është renditur si një efekt anësor nga koncesionimi.
“Rubini maqedonas tani nuk ekziston, nuk është i përcaktuar askund. Gjithçka që po bëhet tani nuk është e rregulluar, prandaj duam ta rregullojmë atë, dhe e dimë se është në rajonin e Prilepit. Ata që kanë një koncesion për mermer, nga aty vjen edhe rubini. Kjo është e gjitha që dimë tani, por duam ta legalizojmë, ta formalizojmë dhe të kemi të dhëna për sasinë, mënyrën dhe kush e zotëron atë. Prandaj po e bëjmë këtë, sepse deri më tani asgjë nuk është rregulluar. Raporti tashmë i përcakton sasitë që supozojmë se ekzistojnë”, shpjegoi ministrja Sanja Bozhinovska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pasi më parë prezantoi aktivitetet për mbrojtjen dhe prezantimin e rubinit maqedonas.
Sipas Filip Petrovskit, këshilltar për hulumtime gjeologjike dhe miniera në MEMBM, në Ligjin e ri për miniera është parashikuar gjithçka.
Nga mesi i tetorit, shtoi, është planifikuar debat publik me koncesionerët.
“Deri në fund të vitit do të zgjidhet komplet zgjidhja ligjore dhe në këtë pjesë sa i përket eksploatimit të rubinit. Do të kenë mundësi edhe konxesionerët ekzistues, por edhe persona tjerë të interesuar fizikë dhe juridik të shfrytëzojnë rubin”, potencoi Petrovski.
Çmimi i rubinit maqedonas nuk është definuar ende.


