“Për Tetovën vendosin tetovarët, jo qendrat nacionaliste nga Shkupi” – tha Bajram Rexhepi

“Do ta bëjmë Tetovën kryeqendër shqiptare”.

Me këtë porosi, kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi kërkoi votën e të rinjve, për siç tha, që t’i ndalojnë politikat shkatërruese për Tetovën që merren nga qendrat nacionaliste në Shkup.

“Duhet t’ua bëjmë me dije se për Tetovën vendosin tetovarët”, tha Rexhepi.