
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë pretendimet se sot është organizuar ngjarje në Klinikën e Pulmologjisë dhe se gjoja “dikush është penguar të raportojë profesionalisht”.
Përkundrazi, në interes të transparencës, me kërkesë të një mediumi (MIA), ministri Aliu dhe drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, dr. Zafirovski, dhanë informacion mbi skriningun dyditor që do të zhvillohet në Trubarevë.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur dhe transparente për bashkëpunim me mediat, të cilat janë partneri ynë në përcjelljen e informacionit të saktë dhe në kohë.
Ministria e Shëndetësisë



