LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti nga Likova: Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sonte qëndrun në Likovë ku është hapur shtabi zgjedhor komunal i koalicionit të Aleancës Kombëtare për Integrim. Ahmeti nga Likova dërgoi porosi se “Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare”, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet!

Kjo më nuk është referendum, është plebishit, është plebishit kombëtar!
Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare.
Fitorja më 19 tetor është e sigurt, por madhësia dhe thellësia e saj do të varen vetëm nga vendosmëria jonë.
Jemi bërë bashkë, sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta.
Unë jam i bindur fort se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje të madhe dhe e dinjitetit tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close