Kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, me një deklaratë të fuqishme shpalli betejën e tij të vendosur kundër bullizmit në shkolla, duke premtuar se Çairi do të bëhet komuna e parë në vend me një front sistematik dhe institucional kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Ai paralajmëroi një ndryshim të plotë në mënyrën se si komuna do ta trajtojë problemin. Punëtori të rregullta për inteligjencën emocionale dhe empatinë, programe për aftësi digjitale, staf i shtuar psikologësh dhe pedagogësh në shkolla, si dhe një linjë anonime për raportim që do të jetë në dispozicion për çdo fëmijë. “Çdo fëmijë duhet ta dijë se ka kujt t’i drejtohet. Kjo është detyrimi im personal ndaj Çairit dhe ndaj së ardhmes,” theksoi Osmani.


