Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ata që kërkojnë dorëheqjen e tij përmes dhunës, gabohen. Njëkohësisht, ai paralajmëroi një sërë ligjesh që synojnë ashpërsimin e masave ndaj protestave të dhunshme dhe personave që shkaktojnë dhunë ose dëme në pronën publike dhe private.
Sipas paralajmërimeve të Ramës, masa ndëshkuese do të parashikohen edhe për personat që nxisin dhunë përmes rrjeteve sociale, si dhe për mësuesit që keqpërdorin nxënësit nën moshën 18-vjeçare për qëllime proteste.
Masa pritet të ketë edhe ndaj protestuesve që mbajnë maska dhe bëjnë thirrje për dhunë.


