
Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi ka reaguar ndaj mosvotimit të rezolutës për të bërë Palestinën shtet të barabartë me Izraelin duke shënuar se ata alamet politikan hoxhallar, e musliman e hadith-tar çdo ditë gjoja me Palestinëne kur Rabb-il-alamīn ua jep shansën ato e tregojnë se kush janë në të vërtet. Si shqiptar e kanë treguar vetën, por po e tregojnë edhe si europian edhe si musliman. Zoti është i madh, shkruan LLoga përcjellë Top24
Maqedonia e Veriut (vLEN-VMROdpmne) kundër Palestinës si shtet i barabartë me Izraelin*
Alamet politikan hoxhallar, e musliman e hadith-tar çdo ditë gjoja me Palestinën, e kur Rabb-il-alamīn ua jep shansën ato e tregojnë se kush janë në të vërtet. Si shqiptar e kanë treguar vetën, por po e tregojnë edhe si europian edhe si musliman. Zoti është i madh!
*Me 142 vota “për”, 10 “kundër” dhe 12 “të përmbajtur”, OKB ka miratuar sot Rezolutën e ashtuquajtur “Zgjidhje me dy shtete” Palestinë-Izrael, ndërsa Rezoluta ishte inicuar nga Franca dhe Arabia Saudite.
Maqedonia e Veriut, ndryshe nga vende tjera europiane, votoi e “përmbajtur”, duke u shprehur kështu kundër Palestinës si shtet i barabartë me Izraelin.



