
Me 142 vota “për”, 10 “kundër” dhe 12 “të përmbajtur”, OKB ka miratuar sot Rezolutën e ashtuquajtur “Zgjidhje me dy shtete” Palestinë-Izrael, ndërsa Rezoluta ishte inicuar nga Franca dhe Arabia Saudite.
Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe vende tjera europiane, votoi e “përmbajtur”, duke u shprehur kështu kundër Palestinës si shtet i barabartë me Izraelin.
Me këtë rast, sot Maqedonia u radhit në listën e shteteve si Etiopia, Republika e Kongos, Giatemala, ishujt Fixhi, Ekuadori…
Menjëherë pasi u miratua Rezoluta, presidenti i Francës, Emanuel Makron falënderoi shtetet që votuan “për” zgjedhjen me dy shtete, ndërsa tha se ë<span;>shtë përgjegjësi e të gjithëve ne që ta bëjmë të ndodhë paqja në Lindje me dy shtete – Palestinë dhe Izrael.
“Sot, nën udhëheqjen e Francës dhe Arabisë Saudite, 142 vende kanë miratuar Deklaratën e Nju Jorkut për zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete. Së bashku, po shënojmë një rrugë të pakthyeshme drejt paqes në Lindjen e Mesme. Franca, Arabia Saudite dhe të gjithë partnerët e tyre do të jenë në Nju Jork për ta bërë këtë plan paqeje realitet në Konferencën për Zgjidhjen me Dy Shtete”.
Një e ardhme tjetër është e mundur, ka vijuar më tej Makroni.
“Dy popuj, dy shtete: Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri. Është përgjegjësi e të gjithëve ne që ta bëjmë të ndodhë!”.



