LajmeMaqedoniTopLajm

Dy persona arrestohen në Dibër për shkaktim zjarri

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Dibrës kanë arrestuar dy banorë të Dibrës për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar zjarr, njofton Top24

“Mbrëmë, në orën 21:30 dhe në 23:15 në Dibër, policia arrestoi M.F. (41) dhe A.R. (38), të dy nga Dibra. Dyshohen se së bashku me një person tjetër rreth orës 19:30 kanë shkaktuar zjarr në një fushë në Parkun e Qytetit në Dibër”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa intensive për gjetjen e personit të tretë.

Pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal.

Ky është një rast i përsëritur. Më herët janë arrestuar një banor i Dibrës, një banor i fshatit Rajçicë dhe një banore e fshatit Kosovrasti i Poshtëm nën të njëjtin dyshim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close