Bota

Vrasja e aktivistit, del foto e autorit/ SHBA, Charlie Kirk qëllua me snajper gjatë një tubimi në Utah

Personi që po shikoni në foto është autori i dyshuar i vrasjes se Charlie Kirk. Departamenti i sigurisë publike në Utah, ku Kirk u vra, publikoi imazhet duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e te dyshuarit.

Hetimet e deritanishme te autoriteteve Amerikane thonë se autori i sulmit besohet të ketë qëlluar nga një çati pranë zonës. I dyshuari dukej se ishte në moshë universitare dhe zyrtaret po përdorin teknologjinë për të bërë të mundur identifikimin e tij, por kjo nuk mjaftoi dhe u kërkua edhe ndihma e qytetareve. Përveç pushkës që besohet të jetë përdorur në vrasjen e Charlie Kirk, zyrtarët kanë gjetur gjithashtu një gjurmë këpuce, një gjurmë pëllëmbe dhe gjurmë parakrahu, të cilat do të analizohen.

Autoritetet policore kanë qenë gjithashtu në gjendje të gjurmojnë lëvizjet e personit të armatosur para dhe pasi që ai qëlloi Charlie Kirk deri sa ai u zhduk. Ai mbërriti në kampusin e universitetit në orën 11:52 të paradites dhe më pas u ngjit përmes shkallëve dhe lart deri në një çati aty pranë nga ku ai qëlloi.

Pas të shtënave autori u hodh nga çatia dhe iku në një lagje aty pranë.

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një ceremonie përkujtimore për sulmet e 11 shtatorit, tha se do t’i japë Kirk Medaljen Presidenciale të Lirisë pas vdekjes, nderi më i lartë që një civil mund t’i jepet në SHBA.

Charlie Kirk ishte një aktivist politik konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, e cila ka ndikuar fuqishëm ne grumbullimin e votuesve të rinj republikan në kampuse universitare. Ai ishte një nga mbështetësit më të afërt të presidentit Donald Trump dhe shpesh ushte pare si zëri i fuqishëm i të djathtës së re amerikane. Përmes platformës së tij mediatike, The Charlie Kirk Show, ai kishte fituar një ndikim te jashtëzakonshëm  në politikën dhe opinionin publik konservator në SHBA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close