“Nesër prindërit mos t’i çojnë fëmijët në shkollën “Ismail Qemali” – I ra ndermend Vjoses me i pshtu çikat e veta prej papastërtisë”, Zana Avdiu për Osmanin

Aktivistja Zana Avdiu, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani në “Pressing” të T7.
Osmani ka thënë se “i ka dërguar vajzat në shkollë private për shkak se në shkollën Ismail Qemaili i kanë pasur klasat afër tualeteve dhe iu rrezikohej shëndeti”.
Avdiu ka thënë se kjo deklaratë e Osmanit ishte skandaloze.
“Deklaratat për shkolla kanë qenë skandaloze në anën tjetër. A është dashur të fotografohen vajzat e presidentes, jo sepse janë të mitura. Videot nuk janë publiku, po flasim në parim. Nuk ka të keqe nëse vajzat e presidentes janë në shkollë private”.
“Për mua më skandaloze ishte kur tha e kanë pasur klasën afër tualeteve dhe është rreziku shëndeti i vajzave. Nëse sot ndodh një luftë në Kosovë, dmth Osmani me Prindonin me eckan nga këtu Si zonja Osmani nuk e ka ngritur këtë çështje me i shpëtu edhe fëmijët e njerëzve që janë në atë shkollë. Unë po iu them prindërve të nxënësve të shkollës Ismail Qemaili, mos i çoni nesër fëmijët në shkollë e t’i rrezikoni, kështu po thotë Vjosa Osmani”, ka thënë Avdiu. /Gazeta Express



