LajmeMaqedoniTopLajm

Gostivari mblidhet për manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulallah”

Në Gostivar është mbajtur edhe këtë vit manifestimi tradicional fetar “Mirë se erdhe o Resulallah”, i cili ka tërhequr pjesëmarrës nga e gjithë zona.

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani dhe përfaqësues partiakë e fetarë nga komunitetet janë mbledhur për të përkujtuar figurën e Profetit Muhamed dhe për të promovuar vlerat e paqes, solidaritetit dhe tolerancës.

Manifestimi, i cili tashmë është kthyer në një traditë të dashur për qytetarët e Gostivarit, përfshin ligjërata, aktivitete kulturore dhe lutje të përbashkëta, duke forcuar lidhjet mes komuniteteve dhe duke kontribuar në edukimin fetar të brezave të rinj./Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close