
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas sulmit të fundit ndaj veturës së gazetarit Naser Selmani, duke theksuar se një akt i tillë është goditje e drejtpërdrejtë ndaj lirisë së fjalës.
“Kërcënimi ndaj një gazetari nuk është vetëm sulm personal, por goditje ndaj vetë lirisë së fjalës. Çdo kërcënim ndaj gazetarëve është kërcënim ndaj shoqërisë demokratike”, deklaroi Osmani.
Ai shprehu solidaritet të plotë me të gjithë gazetarët që, sipas tij, guxojnë të thonë të vërtetën dhe që mbrojnë interesin publik pavarësisht presioneve.



