LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Vrapçishtit: Falë reagimit të shpejtë u shua zjarri në Gradec

Komuna e Vrapçishtit njofton se sot në fshatin Gradec, falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, u arrit të lokalizohet dhe shuahet një vatër zjarri që rrezikonte të përhapej më tej dhe të shkaktonte pasoja më të rënda, njofton Top24

Nga Komuna theksojnë se ky reagim i shpejtë dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e shërbimeve në terren, duke mbrojtur natyrën, pronën dhe jetën e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, bëhet apel deri tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi rreziku i përhapjes mbetet i lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close