LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmir Dehari uron fillimin e vitit të ri shkollor: Shkollat tona i presin fëmijët me përkushtim dhe kujdes

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka uruar sot nxënësit, prindërit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një mesazh të veçantë, Dehari theksoi rëndësinë e kësaj dite për çdo nxënës dhe familje:

“Dita e parë e shkollës është një moment i veçantë që shënon hyrjen në botën e dijes, edukimit dhe përgjegjësisë. Shkollat tona i presin fëmijët me përkushtim e kujdes, duke ofruar një mjedis të sigurt, motivues dhe të barabartë për zhvillim.”

Ai gjithashtu uroi që kjo ditë të shënojë fillimin e një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes dhe arritjeve të reja për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

“Le të jetë kjo ditë fillimi i një viti të mbushur me dije, suksese dhe përvoja të vlefshme. Ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor!” – përfundoi Dehari.

Mesazhi i kryetarit të Kërçovës thekson përkushtimin e institucionit lokal për t’u siguruar nxënësve kushte të favorshme për zhvillim dhe arsim cilësor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close