Avokati Arianit Koci ka thënë se sot do të vazhdojë cirku i njëjtë në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk ka marrëveshje politike, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani nuk është vetëm faji i politikanëve por edhe i popullit që s’po reagon e as proteston.
Postimi i tij i plotë:
Mos harroni: kanë kaluar mbi një vit (16 gusht 2024) prej shpalljes së zgjedhjeve.
Sot, në seancën e Kuvendit – vazhdon cirku i njwjtë!
Nuk ka marrëveshje!
Sidoqoft, tani, nuk është më vetëm faji i politikanëve.
Faji është edhe i joni. Votuesve. Popullit.
Nuk po reagojmë. Nuk po protestojmë.



