LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti përgëzon Qëndrim Rijanin për suksesin e “Jul Cezarit” në Split të Kroacisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përgëzuar regjisorin Qëndrim Rijani për suksesin me shfaqjen “Jul Cezari” e cila u shfaq në kuadër të Verës së Splitit në Kroaci, njofton Top24
“Me kënaqësi të veçantë përgëzoj regjisorin tonë të talentuar, Qëndrim Rijani, për suksesin e madh të arritur me premierën e “Jul Cezarit” në Festivalin Veror të Splitit në Kroaci. Ky projekt, i cili sjell në skenë jo vetëm mjeshtërinë artistike por edhe reflektimin e thellë mbi pushtetin, drejtësinë dhe tradhtinë, dëshmon se arti ynë ka zë dhe ndikim përtej kufijve.
Qasja e guximshme regjisoriale dhe aktualizimi i një klasiku të Shekspirit në një realitet të njohur për publikun e sotëm, është një dëshmi e fuqisë së artit për të sfiduar mendimin dhe për të frymëzuar debat. Ju falënderoj që me veprën tuaj po e bëni kulturën shqiptare të njohur dhe të respektuar në skenat ndërkombëtare.
Ju uroj suksese të tjera edhe më të mëdha në projektet që keni përpara dhe jam i bindur se rrugëtimi juaj do të mbetet frymëzim për shumë artistë të rinj”, shkruan Ahmeti.
Ditë më parë edhe ne njoftuam për këtë premierë të kësaj shfaqjeje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close