LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani: Gostivari në zi, shprehë ngushëllime familjes Baka

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani përmes një postimi ka shprehur ngushëllime familjes Baka të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme humbën të birin në një aksident komunikacioni me motor, shkruan Top24

Sot, një lajm i trishtë e zgjoi Gostivarin.
Mbrëmë, në orët e vona, në një aksident tragjik, ndërroi jetë i riu Agon Baka. Një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë qytetin tonë.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Gostivarit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit, shokët dhe të gjithë qytetarët që janë të lënduar nga kjo humbje.
U prehtë në paqe dhe qoftë pranë Zotit, Agoni ynë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close