Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një interviste në Alsat, ka reaguar ndaj akuzave të ish-bashkëpunëtorit të tij, Ziadin Sela, lidhur me përçarjen e partisë për çështjen e një shtëpie.
Taravari ka minimizuar rëndësinë e akuzave, duke thënë se për të është e pakuptueshme që pas gjithë këtyre viteve, debati mes tyre të reduktohet në një çështje të tillë.
Ai theksoi se nuk ka ndërmend të merret me Selën, as publikisht dhe as privatisht, duke nënvizuar se nuk do ta ofendojë një person me të cilin ka bashkëpunuar për tetë vite.
“Unë për Ziadin Selën mund të them të ketë shëndet dhe sa më shumë suksese kudo që të jetë. Nuk e kam plan të merrem, as publikisht, as privatisht. Asnjëherë nuk e shaj një njeri që e kam pasur bashkëpunëtor për tetë vite. Edhe sikur të jetë njeriu më i lig, njeriu më i keq, për mua ka qenë një bashkëpunëtor. Ai kapitull është mbyllur dhe unë mund t’i uroj vetëm shëndet dhe suksese në jetë”, deklaroi Taravari.
Me këtë qëndrim, Taravari lë të kuptohet se nuk dëshiron ta rikthejë përplasjen me ish-bashkëpunëtorin e tij në debat publik, duke e konsideruar bashkëpunimin e dikurshëm si një kapitull të mbyllur.
https://www.facebook.com/share/r/1JsV6mgRHZ/


