Nesër, më 18 nëntor 2026, nga ora 09:00 deri në 14:00, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në tri lokacione në rajonin e Tetovës.
Në Bogovinë, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në një pjesë të fshatit.
Në Reçicën e Vogël, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të rrugës „146“.
Ndërsa në Stençe, Komuna e Bërvenicës, pa energji elektrike do të mbetet pjesa në fund të fshatit.


