
Edhe pse në opinion ka kohë që flitet për tensione brenda VLEN-it dhe pakënaqsive për qeverisjen e në veçanti tani në momentet e fundit kur edhe duhet të përcaktohen edhe emrat e kandidatëve, pakënaqësitë kanë filluar që edhe publikisht të dalin në sipërfaqe. Në grupin e VLEN-Funskionerët është publikuar një bisedë ku personi A.Qoku ju drejtohet grupit me pakënaqësinë se në takimin e ministrit Pançe Toshkovski nuk ka pasur asnjë shqiptarë ndërsa SPB-Ohër përfshinë tre qytete, shkruan Top24




