LajmeMaqedoni

Olimpiada në Maqedoni, një festë rinore e sportit dhe Bashkimit Evropian

Në konviktin Goce Dellçev janë vendosur rreth 1.200 pjesmarrës nga rreth 11 shtete pjesëmarrëse në Olimpiadën europiane për të rinj. Maqedonia është mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive për të rinj në Evropë. EYOF është më shumë se sport – është një platformë për lidhjen e gjeneratave tona të reja me Evropën dhe për përfaqësimin e shtetit tonë në dritën më të mire, thonë organizatorët, ndërsa të rinjtë po shoqërohen dhe argëtohen mes vete.

EYOF është një festival olimpik që zhvillohet çdo dy vjet, i dedikuar sportistëve të rinj të moshës 14–18 vjeç nga e gjithë Evropa. Këtë vit, mbi 4,000 sportistë nga 49 shtete evropiane po marrin pjesë në këtë eveniment, duke konkurruar në 15 sporte të ndryshme, si atletikë, not, basketboll, volejboll, judo, pingpong, çiklizëm dhe shumë të tjera. Maqedonia këtë vit do të përfaqësohet me një numër rekord sportistësh që do të marrin pjesë në të gjitha sportet. Organizimi i kësaj olimpiade është një bashkëpunim ndërmjet, Komitetit Olimpik Evropian (EOC), që mban përgjegjësinë për standardet dhe zhvillimin e ngjarjes, Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, që ka marrë përsipër organizimin lokal, dhe Qytetit të Shkupit, i cili ka ofruar infrastrukturën dhe mbështetjen logjistike./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close