
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari ka njoftuar se pas presionit të deputetëve të koalicionit Fronti Europian, u vendos që të fshihet neni famëkeq për ligjin për Polici, njofton Top24.mk
“Për shkak të presionit dhe alarmimit të opinionit nga ana e deputetëve të opozitës, zv.ministri i punëve të brendshme, e pranoi që të shlyhet neni famëkeq i cili kërkonte të fshijë nenin 96 të ligjit aktual për policinë i cili garanton përfaqësim të të gjitha bashkësive etnike dhe respektimin e barazisë gjinore.
Në komisionin për mbrojtje dhe siguri sot në seancën e komisionit parashtrova dy amandamente të komisionit.
VLEN edhe njëherë gënjyen. Nuk parashtruan amandament për të mbrojtur nenin 96 që garanton përfaqësimin e drejtë. Edhe pse me pompozitet u zotuan se do t’a bëjnë. Ishin strukur pas padronit të tyre VMRO.
#hyzmeqarë“, shkruan Ajdari.



