Rajon

Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën e tij, ndërron jetë e mitura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë, në zonën e Qerekës. Babai ka përplasur aksidentalisht me makinë në ambientet e biznesit, vajzën e tij 4 vjeçe.

E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.

“Më datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close