Rajon
SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës/ Të pandehur dhe 30 të tjerë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është marrë sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK.
Akuzat i janë komunikuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ndërsa bashkëshortes së tij Xoxa statusi i të pandehurit i është njoftuar në SPAK.
Të pandehur për këtë dosje janë: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Klotilda Bushka, Mirton Lika, Ina Goxhaj, Flutur Xhani, Valmir Xoxa, Erald Simixhiu,Elman Abule, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Fation Baçi, Frosina Bollo.
Gjithsej të pandehur për këtë dosje janë 30 persona, duke përfshirë disa biznesmenë së bashku me kompanitë e tyre.



