LajmeMaqedoni

Ndodh edhe kjo në Maqedoni!!! Spitali “Kozle” mbetet pa ujë, “Ujësjellësi” thotë se nuk janë kompetent

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Shkup lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë të Spitalit të Fëmijëve Kozle informoi sot pasdite se gjatë inspektimit të tyre kanë konstatuar se arsyeja e ndërprerjes nuk është në kompetencën e tyre. Ata theksuan se bëhet fjalë për një defekt që është në pronësi të spitalit.

“NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Shkup e informom opinionin se ekipet tona kryen një inspektim të plotë në terren dhe konkluduan se shkaku i ndërprerjes nuk është në kompetencën tonë. Domethënë, bëhet fjalë për një defekt në instalimin e ujësjellësit që është në pronësi të spitalit. Për këtë, janë njoftuar autoritetet në spital dhe ata duhet ta riparojnë defektin në instalimin e brendshëm të ujësjellësit”, thonë nga Ujësjellësi i Shkupit.

Nga ndërmarrja publike theksojnë se pavarësisht apeleve të tyre, gjatë inspektimit kanë konstatuar se Spitali Kozle po e përdor ujin e pijshëm në mënyrë joracionale, duke ujitur zonën e parkut brenda spitalit, përderisa janë neglizhuar aktivitetet e tij kryesore të punës.

“Vetë kjo tregon faktin se pavarësisht akuzave nga menaxhmenti i spitalit, NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Shkup nuk është fajtore në lidhje me ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat. Pavarësisht asaj të theksuar më lartë, NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Shkup, duke e konsideruar këtë çështje të ndjeshme, doli dhe vendosi një cisternë me ujë të pijshëm përpara vetë spitalit. Bashkëngjitur është një video rreth keqpërdorimit të ujit të pijshëm dhe përdorimit të tij joracional”, kumtojnë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Shkup

Related Articles

Back to top button
Close
Close