Kurti: Jemi shumë afër zgjedhjes së presidentit, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë ka folur rreth zgjedhjes së Presidentit, ku tha se janë afër kryerjes së kësaj çështje, sa që do të ishte e pafalshme të shkohet sërish në zgjedhje.

“Andaj si kryeministër i Republikës, por edhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje subjektit më të madh në vend e Kuvend. Ju bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve le ta zgjidhim çështjen e presidentit, t’i japim vendit tonë institucionin në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara së bashku, ashtu siç i takon Republikës sonë dhe ashtu siç presin qytetarët tanë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Jam i bindur se edhe një proces i panevojshëm zgjedhor, jo vetëm që nuk do të sillte diçka të re sa i përket mozaikut politik në vend, por përfundimisht do të ishte papërgjegjësi nga ai i interesit publik dhe pamaturi e madhe politike. Se gjetja e një kompromisi politik është e mundur edhe sjellë rezultat është dëshmi vet konstituimi i Kuvendit. Ne dje pranuam plotësisht kandidaturat e PDK dhe LDK përkundër vërejtjeve që kishim dhe sot jemi me Qeveri të re, përveç me kuvend të konstituuar”, theksoi ai.