LajmeMaqedoni

Isen Shabani njofton për suksesin e madh të Komunës së Vrapçishtit – miratohen 11 projekte

Isen Shabani, kryetari i Komunës së Vrapçishtit ka njoftuar se ka arritur suksesin e madh si komunë, duke bërë të ditur se janë miratuar 11 projekte për realizim, njofton Top24.mk

“Sukses i madh për Komunën e Vrapçishtit – 11 projekte të rëndësishme miratohen për realizim!

Sot, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani, së bashku me sekretarin e komunës, Erdal Ahmedi, nënshkroi 11 projektet që janë miratuar nga thirrja publike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky është një sukses i rëndësishëm për Komunën e Vrapçishtit dhe një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe kushteve të jetesës së qytetarëve tanë.
Projektet që do të nisin së shpejti janë:
Rikonstruktimi i tre rrugëve kryesore në fshatin Gradec:
•Rruga “Deralla”
•Rruga që lidh Gradecin me fshatin Pirok
•Rruga e Shkupit (segmenti nga stadiumi i fshatit deri te kryqëzimi për dalje në magjistrale – Faza e parë)
•Rruga në fshatin Sanakos (segmenti nga xhamia deri te varrezat)
•Rruga Negotinë – Llomnicë (Faza e parë)
•Rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll
•Rruga e fushës në Dobërdoll (Faza e dytë)
•Rruga në fshatin Toplicë (qendra e fshatit, nga xhamia)
•Rikonstruktimi i linjës kryesore të ujësjellësit dhe rezervuarëve të ujit në Vrapçisht – Faza II (5.528 m)
•Ndërtimi i rezervuarit të ujit të pijshëm me kapacitet 500 m³ në Vrapçisht
•Asfaltimi i rrugës në lagjen Potok deri në Çiflik – fshati Vrapçisht
Zhvillimi nuk ndalet!”, shkruan Shabani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close