
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se eprori policor Bojan Jevtiq është arrestuar sot në aksionin kundër spiunazhit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sveçla ka përgëzuar Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për këtë “aksion të jashtëzakonshëm”.
Ai s’ka pranuar të jap detaje të tjera.
Për arrestimin e Bojan Jevtiq raportoi edhe Gazeta Online Reporteri.net.
Për aksionin, mëngjesin e së enjtes u deklaruar edhe Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ku thanë se detajet do të zbulohen pasi të përfundoj.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



