
Kuvendi i RMV-së nënshkroi një kontratë për akomodim në hotel, për të cilin do të shpenzojë 52.660 euro brenda një viti. Tenderi u nënshkrua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në maj të këtij viti, dhe ofertuesi më i ulët ishte një nga agjencitë më të famshme të udhëtimit në vend, kompania “Fibula Air Travel” nga Shkupi.
Sipas tenderit, ofertat për akomodim në hotel duhet t’i referohen hoteleve në Maqedoni, me të paktën katër yje, por duhet të kenë edhe sallë konferencash në dispozicion për numrin e pjesëmarrësve të kërkuar për ngjarje në grup, ose pa sallë konferencash, nëse është akomodim individual, përcjell “Faktor”.
Oferta duhet të ketë edhe tre hotele në dispozicion, në mënyrë që Kuvendo të zgjedhë atë që i përshtatet më mirë, por nëse vendi ku do të zhvillohet udhëtimi nuk ka tre hotele me të paktën katër yje, atëherë do të pranojë një ofertë që ka më pak se tre hotele.



