
Ka humbur babai i gazetares shqiptare Advije (Vicky) Baftiri dhe kërkohet ndihma e të gjithë për ta gjetur, njofton Top24.mk
Tashmë janë angazhuar edhe dron termikë, që detekton trupa të njerëzve, por megjithatë ende nuk ka një rezultat.
Ndërkaq, vetura me të cilën kishte lëvizur herën e fundit, është gjetur në fshatin e Kërçovës, në Dragomisht.
Bëhet fjalë për Nazim Baftirin, 82 vjeçar, për të cilin thuhet se vuan edhe nga sëmundja demencia.
I moshuari po qëndronte për pushime në fshatin Zajaz të Kërçovës, Maqedonia e Veriut, dhe është parë për herë të fundit dje në mëngjes, rreth orës 07:20, duke u larguar nga shtëpia i veshur vetëm me pizhamet.






