
Sipas burimeve jozyrtare të Top24, një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme, kur të rinj maqedonas pjesë e tifogrupit VOJVODËT kanë tentuar të shkruajnë mbishkrime provokuese në banesat e qytetarëve shqiptarë. Ky veprim është ndaluar në kohë nga të rinjtë shqiptarë, duke shmangur përshkallëzimin e një situate të ndjeshme.
Pas këtij incidenti, policia ka qenë në vendngjarje, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtarë.



