
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është shfaqur në gjendje të rënduar.
Ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në Çair dhe thotë se është sulmuar nga persona që kanë për qëllim të shëtisin rrugëve dhe të rrahin gra.
Ajo madje thotë se i kanë thënë se do ta likuidojnë atë dhe familjen e saj, një nga një.
“Nëse e keni për qëllim të më ndaloni që unë të dal në terren, ja, menjëherë të ju jap përgjgije: Nuk do të ndodh kjo dhe nuk do të më ndaloni të shkoj në terren. Këta persona që i kam publikuar më herët në Facebook, janë personat që më kanë kërcënuar para gjashtë ditësh, i ashtuquajturi komandantë të UÇK-së, ku paramendoni, qëllimi kryesor është të shëtisin rrugëve dhe të rrahin gra. Ja këtë sot e përjetova në terren”, tha Arsovska.
“Do të më likuidojë mua, fëmijën, familjen, një nga një…”
https://www.facebook.com/share/r/1G15FPuJkE/



