LajmeMaqedoni

Komuna e Strugës gati për t’i pritur turistët

Në Komunën e Strugës është mbajtur koordinim për sezonin turistik, për menaxhimin e sfidave gjatë sezonit turistik veror.

Gjatë takimit u diskutuan problemet si: prania e lypësve nëpër rrugët e qytetit, qentë endacakë, rreziku nga zjarret në hapësira të hapura, sfidat me menaxhimin e parkingjeve, si dhe funksionimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik.

“Pjesëmarrësit shprehën përkushtimin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërmarrjen e masave konkrete për zgjidhjen e këtyre problematikave, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve dhe vizitorëve në Strugë.
U bë gjithashtu apel deri te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues: të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë apo të rrezikshme, si dhe të respektojnë rregullat e parkimit dhe të mjedisit publik.
Po ashtu, qytetarët u inkurajuan të raportojnë menjëherë çdo problem që lidhet me ndriçimin publik, për të siguruar një ambient më të sigurt gjatë natës.
Institucionet kompetente njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore ndaj personave që nuk do t’u binden rregullave dhe ligjit, duke theksuar se përgjegjësia do të jetë individuale dhe në përputhje me dispozitat në fuqi.
Komuna e Strugës, në bashkëpunim me të gjitha strukturat përkatëse, do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të siguruar një sezon turistik të qetë, të sigurt dhe të organizuar për të gjithë”, njoftojnë nga Komuna e Strugës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close