LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr i papritur në Koçan: Dogji autobusët e një kompanie private

Rreth orës 02:30 të mëngjesit, një zjarr ka shpërthyer pranë një pompe benzine në lagjen Orizari të qytetit të Koçanit. Zjarri përfshiu një parcelë përballë stacionit të karburantit, ku dogji tre autobusë dhe një furgon në pronësi të një kompanie private.

Sipas raportit nga Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, flakët u neutralizuan nga Brigada e Zjarrfikësve të Koçanit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se një ekip i posaçëm inspektimi do të kryejë hetime në vendin e ngjarjes gjatë ditës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close