LajmeMaqedoniTopLajm

BDI-Tetovë: Si ndodhi rishitja spektakolare e Monopilit në Tetovë, komuna e shiti për 7mijë euro kompania e rishiti për 5milion euro

Rasti i Monopolit të Tetovës sot ka reaguar dega e Bashkimit Demokratik në Tetovë duke shpalosur skandale të tjera ku komuna e Tetovës ka shitur për 7mijë euro pronën tek Monopoli një kompanie në proces falimentimi ndërsa e njejta kompani e ka rishitur pronën e blerë me një vlerë prej 5milion euro, shkruan Top24

🟥 RASTI MONOPOLI I TETOVËS:
RISHITJE SPEKULATIVE E PRONËS PUBLIKE
Ky paraqet një nga rastet më flagrante të abuzimit me pronën publike në aferën e njohur si Rasti i Monopolit. Pasi Komuna e Tetovës ia shiti për vetëm 7.000 euro pronën publik një kompanie, kjo e rishiti më pas për plot 5.005.000 euro!
Një fitim marramendës dhe spekulativ, që nuk lë asnjë dyshim. Ky nuk është një transaksion i rregullt, por një skemë e pastër për pasurim dhe zhvatje në kurriz të qytetarëve të Tetovës.
Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e nenit 353 (Keqpërdorimi i pozitës zyrtare), nenit 361 (Deklarim i rremë financiar), dhe penalizohet edhe sipas nenit 97-a të Kodit Penal për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
BDI – Dega Tetovë kërkon hetim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë për këtë transaksion skandaloz që përbën abuzim të rëndë me pronën publike dhe buxhetin e komunës.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close