LajmeMaqedoniTopLajm

Xhosef Xhon DioGardi dhe Shirli Klojs DioGardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit

Xhosef Xhon DioGardi dhe Shirli Klojs DioGardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit. Vendimi është marrë në seancën e sotme të rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit.

Siç informon Komuna e Çairit, bëhet fjalë për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe në përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare

“Me këtë vendim, Komuna e Çairit nderon një figurë historike si Xhozef DioGardi – shqiptaro-amerikani i parë në Kongresin e SHBA-së dhe një mbështetës i pandërprerë i çështjes shqiptare – si dhe bashkëshorten e tij, Shirli Klojs DioGardi, një zë i fuqishëm i të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse e të vërtetës sonë në forumet më të larta ndërkombëtare” qëndron në kumtesë.

Ceremonia solemne e dorëzimit të titullit do të mbahet më 14 qershor 2025, në Hotel Holiday Inn, Shkup, me praninë e përfaqësuesve institucionalë, trupit diplomatik dhe qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close