
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe merr pjesë në konferecën interparlamentare kundër krimit të organizuar në regjionin e OSBE-së që po zhvillohet në Romë të Italisë, shkruan Top24
2Maqedonia si pjesë e Europës Juglindore, është në një pozitë shumë kritike në depërtimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar. Ne po ndeshemi me sfida të ndryshme edhe atë nga trafikimi i lëndëve narkotike, trafikim të njerëzve dhe deri te krimi kibernetik, shpërlarje parash e të ngjashme.”, shkruan Snopçe.
Deputeti Snopçe më tej shton në postimin e tij se Krimi ndikon në mënyrë të drejtpëdrejtë në dobësimim e funksionimit të institucioneve, në rezikimin e demokracisë si dhe në pengimin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Si shtet kemi obligim që të kemi një bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar. Si pjesë e OSBE-së, duhet të forcojmë edhe bashkëpunimin në kuadër të kësaj organizate.



