LajmeMaqedoniTopLajm

Bexheti: Qeveria duke luajtur me featin dhe duke ushtruar presion mbi të punësuarit e IPGJ-në tenton të sigroj BADENTER

Dpeuteti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se qeveria po i përdor të punësuarit e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve dhe po luan me fatin e tyre për të siguruar badenter në kuvend të cilin qeveria aktuale nuk e ka, shkruan Top24

Nuk ka mëkat më të madh sesa të luash me fatin e njerëzve!
Të ushtruarit presion mbi të punësuarit duke i kërcënuar me ekzistencën e tyre familjare dhe me të ardhurat personale, është dhunë e pastër psikologjike dhe shantazh moral!
Punonjësit e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve po përdoren nga pushteti si mjet presioni për të kaluar ndryshimet ligjore me “Badinter”, për shkak se vetë pushteti nuk ka shumicën e nevojshme!
Me këto ndryshime, Inspektorati rrezikon të humbasë subjektivitetin dhe pavarësinë institucionale, duke kaluar nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Drejtësisë.
Ky ka qenë qëllimi që nga fillimi – as për këtë vit nuk janë paraparë mjete në buxhet për pagat e të punësuarve. Dhe tani, për ta arritur qëllimin përfundimtar: shkatërrimin e Inspektoratit, po përdoret pikërisht fati i këtyre punonjësve si mjet shantazhi!
E gjithë kjo bëhet me qëllim të mosndëshkueshmërisë për moszbatimin masiv të gjuhës shqipe në institucionet publike, gjë që kjo qeveri e bën në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme!
Kjo nuk është reformë. Kjo është hakmarrje ndaj një institucioni që duhej të ishte simbol i barazisë gjuhësore dhe respektimit të ligjit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close