
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar takim me kryesinë e degës së partisë në Shuto Orizarë.
Në takim u diskutua mbi angazhimet aktuale politike dhe sfidat në komunitet.
“Një kafe me kryesinë e degës së Shuto Orizares së ASH-së”, është shprehur Taravari pas takimit, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me strukturat lokale të partisë.
Ky takim është pjesë e përpjekjeve të Taravarit për të forcuar kohezionin brenda partisë dhe për të rritur praninë në terren përmes dëgjimit aktiv të anëtarësisë bazë.



