
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot kanë takua drejtorin e inspektorartit të gjuhëve dhe përfaqësuesin e këshillit protestues për të gjetur zgjidhje për pagat e prapambetura. Përmes një postimi në profilin e tij kryeministri Mickovski konfirmoi se inspektorati për zbatimin e gjuhëve do të shuhet dhe do të kaloj në kompetencë të ministrisë së drejtësisë, shkruan Top24
Por ku qëndron e vërteta dhe pse inspektorët do të mbeten edhe më tej pa paga?
Për të shkrirë inspektoratin në kuadër të ministrisë së drejtësisë, qeveria planifikon sjelljen e një ligji me çka ky institucion do të ishte në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë. Por për të votuar një ligj të tillë qeverisë së Maqedonisë së Veriut respektivisht që ky ligj të kaloj qeveria duhet të ketë Badenter të cilin nuk e ka dhe ky ligj për të shuar inspektoratin nuk kalon.




