
Gjatë ditës së djeshme në pikën kuffitare Qafë Thanë është ndaluar veprimtari Shefki Selami nga Tetova pa ndonjë arsye të veçantë. Lajmin e ka bërë të ditur oërmes një postimi vet Shefki Selami, shkruan Top24
Qafë Thanë 30 maj 2025
Në kufirin Maqedoni – Shqipëri vazhdon regjimi i vjetër.
Thënia popullore shqiptare “Ujku qimen e ndërron por zanatin jo.”
Në këtë kalim kufitar,organet e RMV-s më ndaluan dhe më nxorrën nga kolona me preteks se ka rënë rrjeti kurse,kuptohet të tjerët kalonin pa problem. Si duket i ka rihapur ndalesat e pa baza për të gjithë veprimtarët me qëllim që të demoralizohen dhe mos mirren me aktivitete kombëtare, I drejtohemi organeve kompetente të RMV-s të lejoj të ecin të lirë qytetarët e vet, sepse kjo rrugë nuk bënë asnjë zgjidhje të ndonjë problemi!



