
Koordinatori i grupit të këshilltarëve në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij akuzon kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami se po keqpërdorë procesin e legalizimeve për poena politike duke i nxjerur qytetarët në foto për njëtë drejtë ligjore që është obligim i komunës, shkruan Top24
“Nxjerrja e qytetarëve nëpër foto për legalizime të pronave të tyre, dhe kjo për poena politike është shumë nënçmuese. Ta shfrytëzosh të drejtën e qytetarëve për legalizim për të nisur kampanjë parazgjedhore është kulmi i pafytyrësisë! Të nderuar qytetarë, Bilalli e ka OBLIGIM ligjor legalizimin e objekteve. Nuk është se po ua dhuron. Mos ia lejoni të ju shfrytëzojë për poena politike!!!”, shkruan Disha.



